Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave edhe në njësinë administrative Lunxhëri, pjesë e Bashkisë Gjirokastër.
Në vend të dytë ka dalë LSI-ja, ndërsa PD ka përfunduar e treta.
Forcë e katërt është renditur LIBRA, e cila ka marrë 27 vota, pasi kandidati i saj për Gjirokastrën , Foto Vasili, është me origjinë nga kjo zonë.
Më poshtë partitë që kanë marrë vota nga banorët e kësaj zone.
PS 820
LSI 487
PD 302
LIBRA 27
PSD 3
PDIU 4
MEGA 1