Një djalë 39 vjeç me aftësi të kufizuara mendore është denoncuar i zhdukur në policinë e Gjirokastrës.
Ditën e djeshme nëna e djalit 63 vjeçe, D.M., banuese në Gjirokastër ka thënë se djali i saj 39 vjeç me inicialet G.V., është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.
Sipas nënës, djali i saj i humbur vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, ç’ka i shton edhe më shumë shqetësimet e prindërve të tij.
Nuk dihet ende se ku ndodhet e riu i zhdukur, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./