• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi/ Memaliaj në prag epidemie, Berisha sulmon Tërmet Peçin

03/07/2017
Denoncimi/ Memaliaj në prag epidemie, Berisha sulmon Tërmet Peçin

Sali Berisha akuzoi sot kreun e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin për mungesën e ujit të pijshëm në Memaliaj.

Duke iu referuar mesazhit të një ‘qytetari dixhital’, Berisha thotë se Memaliajn e kërcënon një epidemi e rëndë për shkak të kushteve higjienike të këqija, nga ndërprerja e ujit të pijshëm.

Sipas tij, shkak për situatën është keqmenaxhimi i situatës nga “Tërmeti i Partisë”. Berisha i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet. 

STATUSI I BERISHËS
Gjendje katastrofë për ujë të pijshëm në Memaliaj!
Tërmeti ndëshkon qytetin me vetëm 1 orë ujë në 24 orë!
Të dashur miq, qytetin e Memaliaj e kërcënon realisht një epidemi e rëndë për shkak të kushteve higjienike shumë të këqija që ka krijuar ndërprerja pothuaj e plotë e ujit të pijshëm nga Tërmeti i Edi Ramës.

Nuk ka dyshim që thatësira ka ndikuar shumë në burimet e ujësjellësit të Tepelenës, por shkak më kryesor është keqmenaxhimi i tij dhe qëndrimi i papërgjegjshëm i Tërmetit të Partisë, që e ka mendjen jo tek furnizimi me ujë i qytetarëve por arave të kanabisit.

I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin menjëherë për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësit e vërtetë të situatës tejet kërcënuese për shëndetin që kalojnë banorët e qytetit Memaliaj.

Lexoni përshkrimin e gjendjes nga qytetari dixhital! sb
“Do ju lutesha shumë të vinit në Memaliaj për një investigim sepse ka ndodhur një skandal midis Memaliajt dhe Tepelenës, ujin Memaliaj që e merr nga Tepelena dhe ka dy muaj nuk e lejon më 24 orë por vetëm 1 orë në ditë isha dje në një lokal te taverna s*** në Memaliaj porosis një kriko tha nuk kam sepse s’kam ujë të laj gotat ok mora një birrë të mbyllur dhe shkova pas pak në tualet aty ishte një erë dhe një pisllëk pa fund bleva ujë që lava duart sepse nuk kishte as për duart jo me t’i hidhje banjës. Jemi qytet që rrethohemi nga uji dhe është skandal në 2017 mos të kesh kushtin e parë jetik ujin. Bëni diçka se po na marrin shpirtin këta matrapazët Tërmet Peçi dhe Arben Kaçorri.”

Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al