Në një mbledhje me dyer të mbyllura që zgjati rreth dy orë, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mbrëmjen e sotme komisionin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD.
Anëtarë të këtij komisioni do të jenë 7: Jemin Gjana, Tritan Shehu, Bardh Spahia, Enkelejd Alibeaj, Albert Abdulaj dhe Minushe Lazaj, Dhurata Çupi.
Në zgjedhjet e 22 korrikut, për kreun e PD-së do të garojnë Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Këtë e konfirmoi në një prononcim për mediat Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike.