• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Yuri Kim: Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara

23/06/2021
Yuri Kim: Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në një nga veprimtaritë e institucioneve të drejtësisë nga ku ka theksuar se të gjithë qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gjatë fjalës së saj, Kim shtoi se ambasada e SHBA mbështet monitorimin e këtyre dy institucioneve dhe theksoi se ata kanë një rol thelbësor në çuarjen përpara të reformës, duke shtuar se nëse ata nuk guxojnë ta bëjnë këtë, kostot do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim iu drejtua me një mesazh të prerë edhe politikanëve dhe gjithë sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se “Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara”.

Yuri Kim: Duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara. Ne do të njihemi me hollësitë e gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Institucionet e reformës në drejtësi tashmë janë ngritur. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë punën e KLGJ dhe KLP, si kanë ecur deri tani. SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë.

Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.

Këshilli duhet të themelojë e caktojë mirë standardet, me qëllim që t’iu kërkojë llogari magjistratëve. Këshilli duhet të ndjekë rregullat e procedurat, në kohën e përcaktuar nga ligji. KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm. Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Turqia, një “oaz” për “yjet në perëndim”, Vlahovic dhe Lukaku ndjekin rrugën e Salah – Balkanweb.com – News24

Turqia, një “oaz” për “yjet në perëndim”, Vlahovic dhe Lukaku ndjekin rrugën e Salah

12/08/2026
“Ja dolëm”, Ronaldo dhe Georgina i japin fund beqarisë, martohen në një ceremoni totalisht private – Balkanweb.com – News24

“Ja dolëm”, Ronaldo dhe Georgina i japin fund beqarisë, martohen në një ceremoni totalisht private

12/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al