Zbulohet detaje të reja nga urdhri i kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre.
Drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen.
Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr.
Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh.
Kjo lidhet me avancimin e idesë të kryeministrit për Meritokraci në administratë.
Kjo shihet si hapje rruge për Ministren e Administratës Publike Adea Pirdeni, e cila u votua dje në parlament si ministre dhe është betuar sot në Presidencë.
Janë më shumë se 130 drejtues agjencisë në nivel qendror dhe lokal që duhet të japin dorëheqjen e kërkuar.
Në fakt ky nuk është një rast i izoluar i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama.
Të tilla dorëheqje janë kërkuar në 2021 dhe në 2023.









