• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari refuzoi 100 mijë euro për Bregun

04/07/2017
Luftëtari refuzoi 100 mijë euro për Bregun

Menjëherë pas mbylljes së sezonit të kaluar, prej afro një muaji e gjysmë shumë pikëpyetje janë ngritur rreth Luftëtarit. Largimi i trajnerit Mladen Milinkovic dhe stafit teknik ka lënë gjithçka në ajër edhe rreth vazhdimësisë së projektit. Pa një trajner në stol, drejtuesit e klubit hezitojnë të veprojnë në merkato, sepse përforcimet e reja duhet të marrin edhe bekimin e teknikut të ri. Por, nëse blerjet mungojnë, në Gjirokastër ekziston një garanci: Luftëtari po bën të pamundurën për të mbajtur yjet e ekipit.

Duke nisur nga Dejvi Bregu, që ishte zbulimi i edicionit të kaluar në Kategorinë Superiore. Me paraqitjet e tij, sulmuesi 21-vjeçar tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha shqiptare, por fitoi kuota edhe jashtë vendit. Vetëm pak kohë më parë, në zyrat e Luftëtarit u paraqit një ofertë nga një klub i Bundesligës austriake. 100 mijë euro menjëherë për kartonin e Bregut dhe garantimi i 20 për qind të shifrës, në rast se lojtari do të shitej në të ardhmen.

Oferta është cilësuar e ulët nga presidenti Grigor Tavo, që nuk hezitoi ta refuzonte. Me çmim tregu, vlonjati vlerësohet të paktën 3-4 herë më tepër dhe nëse do të heqin dorë nga xhehaviri i skuadrës, në Gjirokastër do ta bëjnë vetëm për një shifër të parezistueshme.

I njëjti diskutim vlen edhe për yllin tjetër të skuadrës, Kristal Abazaj, për të cilin kanë shfaqur interes mjaft skuadra, shqiptare dhe nga liga europiane, por mungesa e ofertave konkrete ka shtyrë çdo diskutim. Merkato e verës sapo ka nisur zyrtarisht dhe shumë mund të ndodhë deri në në fund. Megjithatë, synimi i Luftëtarit për të ruajtur bazën e grupit duket një garanci e rëndësishme, për skuadrën që sezonin e kaluar befasoi me lojën e bukur dhe rezultate./ss

Related Posts

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu
Sport

“Ofendim për tifozët”, në Itali nuk e duan rikthimin e Mancinit në stol

16/09/2026
Rivalët kryesorë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për fitoren e grupit, publikohet lista e të grumbulluarve të Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Rivalët kryesorë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për fitoren e grupit, publikohet lista e të grumbulluarve të Finlandës – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit
Sport

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

16/09/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë
Sport

“Është për Seria A”, trajneri i thur elozhe yllit të Kombëtares shqiptare: I destinuar për 20 gola

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

“Ofendim për tifozët”, në Itali nuk e duan rikthimin e Mancinit në stol

16/09/2026
Rivalët kryesorë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për fitoren e grupit, publikohet lista e të grumbulluarve të Finlandës – Balkanweb.com – News24

Rivalët kryesorë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për fitoren e grupit, publikohet lista e të grumbulluarve të Finlandës – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al