• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Memaliaj pranë Vjosës, por pa ujë…

04/07/2017
Memaliaj pranë Vjosës, por pa ujë…

Prej gati rreth një muaji, banorët e Memaliajt po vuajnë furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo gjë i ka detyruar ata që të përdorin burimet rreth e qark qytetit.

Fetahu la emigracionin dhe u kthye në qytetin ku jetonte në vitin 2005. Ai thotë se situata e furnizmit me ujë në Memaliaj ishte rregulluar pas vitit 2013. Por tani, për shkak të kufizimeve, ai është i detyruar që të mbushë ujë në një prej burimeve pranë qytetit.

“Këtë e përdorim për të larë rrobat dhe për banjë. Për të pirë e blejmë se ky nuk pihet”, thotë Fetahu.

Qyteza e vogël, që dikur e kishte lidhur jetën me ish-minierën e qymyrit, ka një ujësjellës të përbashkët me Tepelenën dhe banorët thonë se kjo gjë i ka dëmtuar.

“Furnizoheshim direkt nga ujësjellësi që u bë për qytetin e Memaliajt, që e merrnim nga Bënça, kurse Tepelena e ka marrë nga fshati Lekël. Tani që është tharë Lekli atje, mbajnë Tepelenën me ujin e Memaliajt. Uji vjen një orë në ditë, por ka raste që nuk vjen fare”, tregojnë banorët.

Por, në Tepelenë pushteti lokal thotë se përdorimi i një ujësjellësi të përbashkët ka ekzistuar prej vitesh dhe oraret e furnizimit janë të njëjta për të dyja qytetet. 

“Është e njëjta ndërmarrje që shërben dhe funksionon për të dy bashkitë, por dua të theksoj se, siç ka ndërprerje në Bashkinë Memaliaj, ka dhe në Bashkinë Tepelenës. 7 ose 3 orë ditën dhe 4 orë natën”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

I akuzuar një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryebashkiaku i Tepelenës fajëson thatësirën e këtij viti për sasinë e pakët të ujit në rrjet.
“Nga thatësira, prurjet e ujit kanë rënë nga 120 litra në sekondë, në 20 litra në sekondë në ujësjellësin e Leklit. Ujësjellësi i Bënçës është me vetërrjedhje dhe furnizon Memaliajn dhe disa lagje të Tepelenës”, shpjegon Peçi.

Por, kryetari i Bashkisë Tepelenë ngre një pikëpyetje tjetër. Memaliaj konsumon, sipas tij, pesë herë më shumë ujë sesa nevojat normale të qytetit: “Nëse Memaliaj ka nevojë për 1000 metër kub ujë në ditë, harxhohet 5000”.

Askush nuk e di se ku shkon kjo sasi uji që tejkalon pesëfish nevojat e qytetit. Rreth e qark tij nuk ka të mbjella, nëse nuk quan të tilla sipërfaqet me kanabis. Një bimë që, sipas specialistëve, ka nevojë më shumë sesa të tjerat për t’u furnizuar me ujë. E sigurtë është që, sido që të jetë e vërteta, ajo po lë pa ujë një qytet të tërë, pranë lumit të tretë më të madh në vend./tch

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne

Tirana, Shehi: Ky sukses na ndihmon shumë, japim shpirtin për mbijetesën

14/03/2026
Kualifikueset e marsit, ish-trajneri i Vllaznisë fton në përfaqësuese dy lojtarët shqiptarë të Shkëndijës

Kualifikueset e marsit, ish-trajneri i Vllaznisë fton në përfaqësuese dy lojtarët shqiptarë të Shkëndijës

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al