• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasja me armë të “Orange” në Sarandë, flet Blendi Klosi: Ngjarja ishte e rëndë dhe që trondit çdo vend turistik, por reagimi forcave ishte i menjëhershëm

25/06/2021
Përplasja me armë të “Orange” në Sarandë, flet Blendi Klosi: Ngjarja ishte e rëndë dhe që trondit çdo vend turistik, por reagimi forcave ishte i menjëhershëm

Ditën e sotme nga Saranda, ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi për sigurinë e pushuesve komentoi edhe përplasjen me armë zjarri ditën e diel ku mbeti i plagosur pronari i një lokali që ndodhet në rrugën drejt Ksamilit. Por nga përplasja plumbat kapën aksidentalisht edhe një turist.

Ministri e cilësoi ngjarjen të rëndë, por vlerësoi reagimin e shpejtë të policisë së shtetit. “Ngjarja ishte e rëndë dhe që trondit çdo vend turistik, por reagimi forcave ishte i menjëhershëm, arrestimi autorëve të ngjarjes të dyja krahëve ka ndodhur dhe besoj se hetimi do të vazhdojë shumë shpejt. Besoj që ajo u diskutua edhe sot në Task Forcën e turizmit ishin masat për sigurinë e jetës në plazh dhe jashtë tij, kufizimi i orareve të natës, muzikës, por edhe grumbullimit, pasi kemi nevojë të jemi shumë të kontrolluar.

Të mos ketë pandëshkueshmëri dhe të ketë menjëherë reagim nga forcat e rendit. Duhet të ketë shtim të strukturave të ruajtjes së rendit gjatë sezonit, vëmendje shumë më të madhe dhe një sezoni sa më mikpritës për turistët e huaj” tha ai.

Në vitet e fundit gjatë sezoneve turistike nuk kanë qenë të paktë turistët që janë mbytur. Klosi kishte një paralajmërim direkt për administratorët e plazheve duke u kujtuar përgjegjësinë që kanë nëse një pushues ndërron jetë në hapësirën e plazhit që do të menaxhojnë, prandaj u kërkoi marrjen e masave.

“Padyshim në një plazh të menaxhuar nga privati përgjegjësia shkon te privati, nëse është publik përgjegjësia shkon te bashkia. Përgjegjësia penale shkon për poseduesin e plazhit. Pra vendosja e ruajtësve të plazhit është ligj dhe mos dhënia e ndihmës së shpejtë është problem i madh.

Në vitet e kaluara, në 2019 patën një reduktim madh të numrit të jetëve të humbura në plazh rreth 13-14, në 2020 edhe për numrin e ulët që kemi pasur ishin vetë 8 jetë të humbura në plazh. Shpresojmë që të shkojmë me këtë rend dhe falë 1100 ruajtësve të plazhit që kemi të kemi një ruajtje më të madhe” tha Klosi.

Related Posts

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026
Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë
Kryesore

Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al