Vijojnë lëvizjet në radhët e drejtuesve të institucioneve teksa shumë drejtorë të tjerë mbeten të dorëhequr, por ende në detyrë, pas ultimatumit të Edi Ramës.
Së fundi mësohet se drejtimin e Drejtorisë Tatimore në Sarandë e ka marrë Valbona Bushi. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eleron Gjonin, kryetarin e Partisë Socialiste në këtë bashki.
Kujtojmë se Bushi ka qenë më herët drejtuese e Tatimeve në Gjirokastër në vitin 2019.
©Argjiroja.net









