Ish-kryebashkiaku i Kamzëz, Xhelal Mxiu ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku akuzon efektivin e Policisë për sjellje kriminale. Nga video e publikuar, kuptohet shumë pak mbi motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, por ajo që shihet është se në këtë rast shoferi i kamionit për pak po i shtyp kokën policit me derën e makinës. Polici kërkon të ngjitet me forcë në kabinën e shoferit, ndërsa ky i fundit tenton që të mbyllë derën, për të mos e lënë të afrohet.
“Sjellje kriminale e policisë në Qafë Thane”, shkruan Mziu, shkruan cuditërisht Xhelal Mziu, i cili edhe gjatë fushatës elektorale bëri thirrje për dhunë dhe përplasje me armë njësoj si ngjarja në Elbasan ku mbeti i vrarë një person. Shihni pamjet më poshtë.