Një mjet Mercedes Bens me targë AA668DK ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Muzinë -Gjirokastër. Drejtuesi i mjetit ishte nga Tirana dhe kishte rrugën për të ardhur në Sarandë. Menjëherë ka shkuar në vend sherbimi zjarrfikës nga bashkia Finiq dhe u bë e mundur shuarja e flakëve të mjetit. Nuk pati të lënduar, por veçse dëme materiale. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.