• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Avokati nga Saranda rrëfen sulmin me shkopa bejsbolli: Xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra (VIDEO)

06/07/2021
Avokati nga Saranda rrëfen sulmin me shkopa bejsbolli: Xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra (VIDEO)

Avokati i dhunuar sot me shkopa bejsbolli në Sarandë, Marjel Mejdi (Mejdini), ka folur për “BalkanWeb” dhe “News24”, ku ka thënë se nuk ka konflikte me askënd. Avokati ka treguar si ka ndodhur ngjarja, teksa i kanë zënë pritë me një makinë të zezë në dalje të një lokali në Portin e Sarandës dhe i janë sulur një grup djemsh, duke e qëlluar me shkopa në kokë e trup, raporton “BalkanWeb”.

“Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë. Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati.

Pyetje: Çfarë motivi mund të kenë pasur, që të kanë gjuajtur?

Avokati: Unë personalisht nuk kam asnjë konflikt, por xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra, të cilët pretendojnë një pronë që xhaxhai imë e ka me hipotekë. Jemi në proces gjyqësor, xhaxhai i ka fituar dy masat e sigurisë në Shkallë të Parë dhe në Sarandë dhe është në Gjyq Themeli, po shqyrtohet. Është rast i përsëritur, se përveç meje që më masakruan sot, kanë masakruar dhe para dy muajsh xhaxhain tim, Ilir Mejdini, njësoj, me hekura e me gjëra, 10 veta. Kanë masakruar dhe kushëririn tim, i kanë carë kokën, me qepje e gjëra. Më kanë ardhur mua në Tiranë, poshtë shtëpisë, të më gjuajnë. Kam lajmëruar Ardi Veliun në telefon, sepse unë kam qenë ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme. Është marrë masë, i kanë marrë, i kanë kapur, i kanë lëshuar prapë.

Pyetje: Po sot pse e quajtën konflikt të çastit?

Avokati: Nuk e di fare. Unë s’kam asnjë konflikt me asnjë, është një sulm i egër barbar, i pamëshirshëm, që të na bëjnë presion, që të heqë dorë xhaxhai im nga prona. Unë kam nja 3-4 ditë që kam ardhur në Sarandë. Erdha se kishim gjyq sot, ndodhi pas gjyqit ky muhabet. Gjyqi vazhdon, është në avantazhin tonë, sepse ne kemi fituar masat, jemi pronarë. Si duket njerëz të tillë, primitivë, nuk janë mësuar të zbatojnë rregullat e shtetit. Këtu kanë zbarkuar bandat, këtu ka vetëm banda, që vijnë e gjuajnë. Nuk është rasti im i parë, në Sarandë është situata shumë e rëndë nga bandat, nga njerëz që gjuajnë. Nuk jam i vetmi rast unë. Uroj që shteti të funksionojë dhe t’i vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë bërë këtë masakër ndaj meje, ndaj xhaxhait tim dhe ndaj kushëririt tim, Albano Kuçi./ News 24 

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës

12/11/2026
VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al