Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15. Njëra nga makinat drejtohej nga një shtetas shqiptar, ndërsa tjetra nga një turk. Nga përplasja nuk ka të lënduar. Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve pasi janë konfliktuar mes tyre pas aksidentit.