• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK nuk ndalet, arreston 8 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin 25 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit

10/07/2021
SPAK nuk ndalet, arreston 8 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin 25 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit

SPAK ka zbardhur dosjen për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët, të cilët akuzohen se shkelën barazinë në tendera! Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pas një operacioni disa mujor të kryer nga SPAK. Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera, ndërkohë që operacioni po zhvillohet në Tiranë.

Mes të arrestuarve është Edlira Naqellari. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme. Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

Në dosjen e SPAK thuhet se nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05. 2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar proceduar e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me objekt ‘Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, e bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Pas kërkesës së kryer Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

“Arrest me burg” për Edlira Naqellari
“Arrest me burg” për Flutura Çekrezi
“Arrest shtëpi” për Anisa Bogdani
“Arrest me burg” për Ani Omuri
“Arrest me burg”për Klevis Hasani
“Arrest me burg”për Kreshnik Bejkaj
“Arrest me burg”për Fatmir Demneri
“Arrest me burg” për Fatmir Demneri
“Arrest me burg”për Mariglen Buzali
“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj

Po ashtu, më herët SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve.

Pas arrestimeve, policia e Shtetit do të vijojë me hetimet e këtij procedimi penal, që do të vazhdojë për të sqaruar plotësisht çdo rrethanë që lidhet me provueshmërinë plotë të veprës penale të kryer dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Related Posts

Aksident në Gjirokastër, 4 të plagosur
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 4 të plagosur

11/08/2026
Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al