• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama në Greqi, akuza për BE-në: Bëmë dy dasma, por s’na erdhi nusja. Vafshi në djall!

14/07/2021
Rama në Greqi, akuza për BE-në: Bëmë dy dasma, por s’na erdhi nusja. Vafshi në djall!

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e mos çeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut.

Rama tha pritshmëritë e Shqipërisë nuk mund të varen vetëm te Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se Ballkani ka nevojë për BE-në, por aq sa BE për Ballkanin. Po ashtu Kryeministri shtoi se nuk do të ketë më përgatitje për çelje negociatash derisa sa vetë BE t’i thërrasë.

Rama: Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali. Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.

Nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton ‘na merrni se po të mos na merrni ju se do na marrin disa të këqij’.

Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedime dhe kur e thotë KE, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë.

Kur e thotë KE do të thotë se je gati të vazhdosh. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri.

Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë se ky proces nuk është i rëndësishëm aspask se një superfuqi na e kërkon këtë, por ta bëjmë për fëmijët tanë.

Ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës dhe kjo është arsyeja pse duhet të ecim para. A njihet kjo gjë nga Brukseli nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështja e tyre. BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë për ne.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat

12/11/2026
LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al