• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK rihap tenderat edhe tek disa ministri të tjera, por cila është pengesa kryesore?

18/07/2021
Çonin njerëz me viza false në SHBA e Kanada, SPAK mbyll hetimet, dërgohen në gjykatë 24 të pandehur (Emrat)

Një nga denoncuesit ndër vite për abuzimet me tenderat është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimeve publike.

Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderave si përgatitja e dokumentacionit, hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave

Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsionit por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisioneve dhe njësive të prokurimit.

Por burime të SPAK pretendojnë se për të shkuar në majën e institucioneve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhjen e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Për shembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabilitimi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqësore jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarrësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresha e blerjeve të përqendruara E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokurorisë së SPAK.

Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrësve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalitet procedurën korruptive dhe që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë shkresë apo t’i përcjellin urdhrat veçse verbalisht, ose përmes të besuarve

“Shembulli i kryebashkiakut Tushe, edhe ky i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera është një ilustrim i kësaj piste. Zyrtari ka kontakt me I. L edhe ky i arrestuar, shikohen që frekuentohen dhe në përfundim fitues shpallen miqtë e tij. Influenca është e dukshme, dhe ky është shkaku se përse prokuroria cek njohjen mes tyre si ndikim për të përzgjedhur fituesin, i cili është lidhje e afërt familjare” shton më tej në anonimitet zyrtari i SPAK.

Por si do shkohet tek shefat e mëdhenj?

“Është rrezik i dyfishtë për grupet e hetimit që trajtojnë tenderat. Ose dikush do flasë dhe do tregojë të vërtetën si u urdhërua, kush e urdhëroi? Ose ky dikush do mbajë përgjegjësinë e të tjerëve” parashikon zyrtari.

Burimet tregojnë se mbas finalizimit të hetimit për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave policore, është veçuar hetimi për tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes por nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu është nën shqyrtim një tender tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe tenderat e Ministrisë së Bujqësisë dhe të shërbimeve të tjera publike, që po verifikohen një më një.

Vetëm së fundmi, të dhënat e APP tregojnë se sa i përket numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën janar–dhjetor 2020 janë zhvilluar gjithsej 416 procedura nga tё cilat, 191 procedura janё pёrdorur pёr pёrballimin e emergjencave nё kuadёr tё COVID-19 dhe 74 procedura nё kuadёr tё proçesit tё rindёrtimit.

Vetёm 151 procedura me negocim pa shpallje paraprake tё njoftimit tё kontratёs janё pёrdorur nga Autoritetet Kontraktore nё bazё tё parashikimeve tё ligjit tё prokurimit, për situata tё ndryshme (pa Covid-19 dhe pa Rindërtimin). Krahasuar me numrin total tё procedurave tё pёrfundura me fitues (konkurruese + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% tё tyre.(SI)

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Çerek ore lojë në “Air Albania”, Shqipëria hidhet në sulm

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al