• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbja e PD në Gjirokastër, Roland Bejko akuza për Tritan Shehun: I bëri të gjitha makinacionet të ishte i pari, në fushatë u punua vetëm për të (VIDEO)

22/07/2021
Humbja e PD në Gjirokastër, Roland Bejko akuza për Tritan Shehun: I bëri të gjitha makinacionet të ishte i pari, në fushatë u punua vetëm për të (VIDEO)

Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Këshillit, në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por “u luajt” gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrit të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë. Ai tha se e gjitha dega bënte fushatë për të parin e listës, në një kohë që demokratët e kishin të sigurt marrjen e një mandati dhe duhej luftuar për të dytin. Ndryshe bëri PS-ja, tha Bejko për studion e Report Tv, që sipas tij i pari dhe i dyti i listës së PS-së punonte për kandidatin e renditur të tretin.

“Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidati, ai bëri të gjitha makinacionet për ta marrë me çdo kusht pozicionin për të qenë i pari në Gjirokastër, dhe po të qëndronte në shtëpi, një kandidat i PD do e merrte. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe 2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivioi PD, brenda partisë u luajt keq. Mua nuk më interesonte vota personale, s’e s’më duhej vota preferenciale dhe misioni im të ishte të mbështesja të parin, unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSI nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua. Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës dhe në 10 prill kam konstatuar që PD ka qenë shumë afër marrëveshjes së mandatit të 2, kam ngritur alarmin, që fokusi të mos ishte për të marrë të parin, por të dytin, PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej”, tha Bejko.

Pot sot ka reaguar edhe Tritan Shehu në po të njëjtën studio ku artikuloi akuzat Roland Bejko. Pa e përmendur fare me emër, Shehu dha këtë përgjigje.

‘Nuk merrem me individë. Nuk i shërbejnë PD-së këto reagime, i këshilloj të jenë më të kujdeshëm dhe më të qetë në të tilla prononcime. Nuk i shërbejnë as analizës së PD-së. Në Gjirokastër të gjithë luftuan për votën për PD ishin të gjithë të motivuar për votën e PD dhe solli që të dilnim në një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor. Nuk funksionoi realizimi i aleatëve tanë për mënyrën e bashkëpunimit me ne. Me gjithë kërkesat tonë të vazhdueshme, me gjithë këmbnguljen tonë për të qenë në një listë me ne gjë që bëri të humbinim mbi 10 mijë vota, pasi nuk ishim në një listë me LSI.’- tha Shehu.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al