• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bypassi Gjirokastrës, Margariti: UNESCO nuk ka kërkuar pezullim të punimeve, do të sjellin ekspertë (VIDEO)

22/07/2021
Bypassi Gjirokastrës, Margariti: UNESCO nuk ka kërkuar pezullim të punimeve, do të sjellin ekspertë (VIDEO)

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka ndjekur ditën e sotme ecurinë e punimeve në një sërë kantierësh në Gjirokastër. Margariti u shpreh se Gjirokastra është konsideruar si një “muze në qiell të hapur”, ndërsa theksoi se tashmë ka përfunduar projekti i spostimit të bustit të Çerçiz Topollit dhe do të ndërtohet një strukturë e posaçme brenda të cilit busti do të ndërtohet.

Ndërsa sa i përket projektit të Bypass-it të Gjirokastrës për të cilin UNESCO doli me një rezolutë duke kërkuar pezullimin e punimeve, Margariti tha se është abuzuar mediatikisht për shkak të informacioneve të pjesshme.

“Në këtë rast në fillim të qershorit kemi pasur një komunikim për të gjithë planin e menaxhimit që dërgojmë në UNESCO si për Beratin, por edhe për Gjirokastrën. Ata nuk janë shprehur se donin pezullimin e punimeve sepse bie ndesh me vlerat e shtuara, por duan të sjellin ekspertëve të tyre për monitorim të punimeve të cilat po kryhen.

Zgjidhja që ne kemi propozuar në UNESCO lidhet me shumë problematika të tjera të qytetarëve, në rastin konkret me përroin e Nanxës i cili ka problematike me pjesën e eurozionit. Po ashtu kemi integruar një tjetër projekt atë të restaurimit të urave të vjetra për të lidhur një tjetër unazë pedonale që kemi menduar t’i shtohet qytetit. Në fokusin tonë dhe nga rekomandimet e lëna nga UNESCO ne duhet të bëjmë të mundur që qendra historike të mos jetë më një hapësirë ku të kalohen makina.

Ndaj edhe rasti i parkimi të sheshit të Çerçizit shkon pikërisht në vijim të rekomandimeve të tyre. Faza në të cilën ne jemi është totalisht emergjente dhe është një fazë përgatitore për projektin që do të vijë më pas dhe patjetër ne do të presim edhe rekomandimet nga UNESCO”, ka thënë Margariti.

Margariti gjithashtu deklaroi se qëllimi i këtyre projekteve është rritja e turistëve, jo vetëm të të huajve por edhe atyre shqiptarë dhe me të gjitha aktivitet e hapura i jepen mundësia zhvillimit të turizmit, si edhe aktiviteteve ekonomike që i janë shtuar Gjirokastrës.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al