• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vërteta e incidentit në Dropull, memoriali i ushtarëve grekë nuk njihej zyrtarisht si i tillë. Kryeplaku i fshatit refuzonte vazhdimisht zhvendosjen e eshtrave

26/07/2021
Incidenti në Dropull, zbardhen detaje të tjera nga ndërhyrja në memorialin e ushtarëve grekë

Fundjavën që kaloi policia njoftoi zyrtarisht për një incident në fshatin Vodhinë të Dropullit, ku ishte konstatuar se ishte hapur memoriali i ngritur për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Argjirolajm.net mëson të tjera detaje nga kjo ngjarje, e cila po hetohet gjithashtu nga Prokuroria e Gjirokastrës. Nuk bëhet fjalë për një memorial të njohur zyrtarisht si të tillë nga të dyja vendet. Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar marrëveshje disa vite më parë për ngritjen e memorialit ku prehen eshtrat e ushtarëve grekë në dy vende në jug të Shqipërisë, në fshatin Bulart të Dropullit dhe në Këlcyrë.

Ndërkohë i ashtuquajturi memorial i ngritur në fshatin Vodhinë, ishte një iniciativë private e ndërmarrë nga një banor i fshatit rreth dy dekada më parë. Në dakordësi më pasardhësit e të rënëve, aty preheshin eshtrat e tre ushatërëve grekë. Por pas ndërtimit të dy memorialeve zyrtarë në Bulart dhe Këlcyrë, autoritetet e të dyja vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë, i kanë kërkuar kryeplakut të fshatit Vodhinë që të bëhet zhvendosja e eshtrave pranë tyre. Më konkretisht ato eshtra do të zhvendoseshin në Bularat.

Por vazhdimisht kryeplaku i fshatit Vodhinë ka refuzuar të veprojë në këtë mënyrë. Për zgjidhjen e çështjes ka patur ndërmjetësim edhe prej përfaqësisë diplomatike greke në Shqipëri, ambasadës në Tiranë dhe konsullatës në Gjirokastër. Po kështu i është kërkuar edhe Bashkisë Dropull të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit. Nuk dihet ende se kush qëndron pas ndërhyrjes në memorial. Kryeplaku i fshatit që ndoshta ka dashur të fshehë eshtrat e të rënëve, apo ka ndërhyrje nga persona të tjerë. Kjo mbetet për t’u zbardhur nga Prokuroria. ©argjiroja.net 

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Këngë dhe brohoritje para sfidës me Finlandën, tifozët mbushin Tiranën me ngjyra kuqezi

VIDEO/ Këngë dhe brohoritje para sfidës me Finlandën, tifozët mbushin Tiranën me ngjyra kuqezi

12/11/2026
Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al