• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Saranda nuk gjen qetësi, plas sherri në mesnatë, turistët përleshen me truprojat e “Orange” (VIDEO)

28/07/2021
Saranda nuk gjen qetësi, plas sherri në mesnatë, turistët përleshen me truprojat e “Orange” (VIDEO)

Një tjetër incident ka ndodhur në lokalin me muzik në qytetin e Sarandës, ‘Orange’, bari në të cilin disa javë më parë ‘kërciti’ arma pas një konflikti mes disa personave. Mbrëmjen e të hënës, disa djem të rinj, turistë që kishin ardhur nga Londra për të kaluar pushimet në Shqipëri, janë përfshirë në një sherr me tre nga truprojat e këtij lokali. Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar mbi ngjarjen, duke zbuluar dhe më shumë detaje. Blutë bëjnë me dije se lidhur me konfliktin, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar turistët, janë proceduar penalisht nëntë persona dhe është arrestuar një nga truprojat e lokalit.

Në pranga ra shtetasi me inicialet Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), i cili akuzohet për “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Policia i gjeti 47-vjeçarit edhe një thikë. Sipas policisë, në hetim në gjendje të lirë janë dy truprojat e tjerë, shtetasi: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë që do akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në hetim gjithashtu janë vendosur edhe: A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

Ndërsa shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, do të hetohen gjithashtu në gjendje të lirë pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit ku mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar reperi i njohur Noizy. Në rrjetet sociale u publikuan edhe pamje nga momentet kur truprojat godasin me grushte mbi djemtë turistë. Pamjet kanë dalë nga faqja Jeta Osh Qef.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

U konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë. Procedohen penalisht dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë). Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al