• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Vajzat me kilota”, Laleja nga Gjirokastra, mësuesja e parë e fizkulturës që theu tabutë

10/07/2017
“Vajzat me kilota”, Laleja nga Gjirokastra, mësuesja e parë e fizkulturës që theu tabutë

Atëherë kur fizkultura për femrat ishte një tabu, Lale Hashorva Saraçi  tregoi se përkushtimi mund të rrëzojë edhe mentalitete. Një prej vajzave të para që vazhdoi për fizkulturë, ajo do të mbahet mend për ngritjen e ekipeve të para të basketbollit dhe volejbollit në Elbasan. Po kështu nëpërmjet shkollës Normale, ku dha mësim fillimisht shpërndau emancipimin e vajzave për tu angazhuar në fizkulturë si dhe në ekipe sportive që deri para çlirimit në Elbasan nuk ishte parë e dëgjuar. Ajo gjithashtu ka qenë edhe instruktorja e balerinës së parë shqiptare, Flora Kallajxhiu.

Lale Hashorva, vajza nga Gjirokastra, e rritur në një familje me tradita  patriotike dhe po kështu arsimdashëse vazhdoi shkollimin në Institutin femëror “Nana Mbretneshë” dhe më pas ndoqi në  Ovieto të Italisë, Insitutin Superior për Edukimin Fizik deri në vitin 1942, kur edhe u kthye në Shqipëri. Në kohën e studimeve u njoh me një student shqiptar nga Elbasani, Xhavit Saraçin, që vazhdonte po Institutin e Fizkulturës, me të cilin më vonë u martua.

Me kthimin në Shqipëri Lale Saraçi filloi si mësuese e edukimit fizik në një shkollë të mesme në qytetin e Gjirokastrës. Pas çlirimit zhvendoset në Elbasan, ku fillon si mësuese e edukimit fizik në shkollën Pedagogjike. Deri në atë kohë fizkultura nuk ishte një lëndë e dëshirueshme nga nxënëset femra. Fanatizmi ekzistonte ende dhe shpesh prindërit bëheshin pengesë për pjesëmarrjen e vajzave në ekipet sportive të qytetit. Vetëm në vitin 1947 filloi kampionati kombëtar i basketbollit dhe volejbollit për femra. Mësuese Laleja së bashku me të tjerë bënë një punë bindëse që të ngrinin këtë ekip. Kryesisht nxënëset, pjesë e ekipit vinin nga shkolla Normale.

Ishin vajzat e kësaj shkolle që furnizuan ekipet dhe bënë të mundur që Elbasani të përfaqësohej në kampionatet kombëtare.

I biri, Iliri tregon se duke qenë fëmijë mësuesish fizkulture, çdo vit detyroheshin të udhëtonin me të dy prindërit për aktivitetet masive që Laleja dhe Xhaviti prezantoheshin me mjaft përkushtim me ekipe dhe talente në fizkulturë.

Vështirësitë e mësueses ishin të mëdha. Askush në ato vite nuk donte që vajzat të visheshin me kilota, të dilnin në oborre për fizkulturë apo të merrnin pjesë edhe në ekipe sportive.

Laleja ja arriti. Iliri thotë se i gjithë sekreti i saj ishte insistimi dhe siguria që i krijonte familjeve elbasanase. “Nëna i merrte me amanete dhe i dërgonte po vetë në shtëpi. Kur mbaronin aktivitetet, i shoqëronte në çdo shtëpi vajzat sportiste dhe më pas kthehej në shtëpi vetë. Shkonte në çdo familje vetë për të bindur prindërit që të lejonin vajzat të merreshin me sport”.

Gruaja që gjatë gjithë jetës u përkushtua si mësuese e fizkulturës, vazhdoi deri në daljen në pension të jepte lëndën e fizkulturës. Ndër të parat që solli emancipimin e grave, Laleja gëzon respektin e shumë brezave të sportisteve dhe ruan një vend të rëndësishëm në ngritjen e sporteve për femra në Elbasan.

Dokumentet e shkollimit të saj janë ruajtur me shumë kujdes nga ajo vetë dhe fëmijët. Të gjitha janë një dëshmi e rrallë të  një gruaje që shërbeu për masivizimin e sporteve në Gjirokastër e Elbasan, ku shërbeu me shumë përkushtim.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al