Tritan Shehu i PD i kthyer përgjigje kolegut të tij Fatbardh Kadilli, i cili sot në një intervistë për News24, tha se mbështetësit e Berishës janë kthyer në anti-amerikanë. Me anë të një shënimi në Facebook, Shehu thotë se kjo është një gënjeshtër dhe provokim i ulët, duke e konsideruar një turp deklaratën e Kadillit. Deputeti i zgjedhur i PD shprehet i qartë kur thotë se gjithnjë selia blu ka qenë pro-amerikane që nga drejtimi i Berishës dhe tani me në krye Lulzim Bashën.
Shënimi i plotë i Tritan Shehut
Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane! Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!! Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD! Turp i vertete ky. Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet. Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme. Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete. E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.