• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi nis dëgjesat publike në Gjirokastër, i kërkojnë ‘vetting’ dhe monitorim me kamera për të punësuarit në shtet

11/07/2017
Çuçi nis dëgjesat publike në Gjirokastër, i kërkojnë ‘vetting’ dhe monitorim me kamera për të punësuarit në shtet

Në kuadër të dëgjesave publike për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi takime me banorë të qytetit te Gjirokastrës. Çuçi fillimisht falenderoi të gjithë banorët e qarkut Gjirokastër për besimin që i dhanënme votë PS dhe qeverisjes së saj dhe nga ana tjetër kërkoi mendimin e qytetarëve se si mund të përmirësohet qeverisja dhe cilat duhet të jenë prioritetet e 4 viteve të ardhshme.

Ai theksoi se e vetmja aleancë që do të bëjë PS, është ajo me qytetarin.

“Meqenesë shqiptarët na besuan dhe na dhanë mandat të plotë për të qeverisur të vetëm e vetmja aleancë që do krijojmë është ajo me ju. Të fillojmë një dialog, një bashkëbisedim, ta shfrytëzojmë këtë  kohë që kemi për një panoramë më të vërtetë të situatës ku ndodhet qeverisja shqiptare, veçanërisht pjesës që lidhet me shërbimet ndja publikut, funksionimin ndaj administratës dhe e dyta për t’iu rikthyer prioriteteve që do vendosim në 4 vjeçarin e ardhshëm. Do doja të dëgjoja nga ju si qytetarë të gjitha problemet që ju keni me administratën  dhe si mendoni ju, se cilat mund të jenë prioritetet e Gjirokastrës. Çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh Çuçi.

Qytetarët ngritën në takim një seri shqetësimeh që lidhen me shërbimin në administratë, shërbimin shëndetësor apo mbështetjen ndaj shtresave në nevojë.

Vjollca Koko: Shërbimi shëndetësor. Unë jam mjeke, në punën tonë ne kemi disa kritere për menaxhimin e të sëmurëve për disa sëmundje të cilat evolojnë. Nuk arrij dot të diagnostikoj të sëmurët në spital sepse analizat nuk realizohen. Kemi ligje të mira, por nuk kemi zbatim. Institucioni nuk më ofron asnje burim informacioni, nuk kemi internet. Sëmundjet që unë  trajtoj prekin shtresat e ulëta të cilët duhet të shkojnë në Tiranë për t’u mjekuar. Ne nuk kemi asnjë shërbim të aksesushem, nuk kemi qender rehabilitimi etj.

Qytetari tjetër: Çështja e shërbimit në administratë është bërë ganrenë dhe kjo është bërë gangrene, se ata që ulën në karriken e administratës e shtetit mendojnë se karriken e kanë të tyre. Njerëzit që vihen në zyrë të monitorohen nga shteti, qoftë edhe me kamera.

Qytetari tjetër: Qeveria që do formohet në shtator duhet të krijojë një vetting për administratën. Duhet një vëmendje më e madhe ndaj shtresave në nevojë. Nga ana tjetër, arsimi, kopshtet nuk jane në nivelin e duhur, trajtimi ushqimor jo i duhur.  

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër do të vijojë me të tjera takime me banorët gjatë ditës së sotme.

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit

16/09/2026
Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8 – Balkanweb.com – News24

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al