• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kuptoni veten pas vaksinimit/ Sa antitrupa mjaftojnë që të jesh imunizuar?

06/08/2021
Kuptoni veten pas vaksinimit/ Sa antitrupa mjaftojnë që të jesh imunizuar?

Pas shërimit nga infektimi me virusin Corona apo pas vaksinimit krijohen tek njeriu antitrupa kundër proteinës Spike. SARS-CoV-2 e përdor këtë proteinë për t’u vendosur tek qelizat dhe për të depërtuar në to. Nga proteina Spike antitrupat mund ta dallojnë virusin, të fiksohen aty dhe ta bëjnë kështu të “kuptueshëm” për qelizat e sistemit imunitar.

Tek vaksinat e tipit ARNm, si BioNTech/Pfizer studiuesit ishin të mendimit, se të vaksinuarit janë të mbrojtur mbi 90% nga virusi, por pas variantit Delta, më infektues, kjo mbrojtje është më e ulët dhe virusi ia del t’i infektojë njerëzit që kanë marrë vetëm vaksinën e parë. Imunologu, Carsten Watzl nga Instituti Leibniz i Universitetit Teknik të Dortmundit vlerëson, se efektiviteti i vaksinës BioNTech bie në 88%, kurse ai i vaksinave vektor si AstraZeneca nga 66% bie në 60%. Të dhëna nga Izraeli madje flasin për një mbrojtje vetëm 64% me vaksinën BioNTech/Pfizer. Ministria e Shëndetësisë mendon për një vaksinim të tretë.
Ilustrim – tre proteina Spike të Coronavirusit, pamje nga mikroskopi elektronik, ngjyrat nuk janë reale, sepse struktura e viruseve mund të kapet nga mikroskopi vetëm bardh e zi

Varianti Delta po i vë studiuesit para sfidave të mëdha. Deri më tani shumica prej nesh në rastin më të mirë pas dy vaksinimevejanë të imunizuar ndaj varianteve të njohura të virusit. Por kjo nuk i përfshin të gjithë të vaksinuarit, thotë imunologu Carsten Watzl. “Vetëm vaksina nuk të garanton që je i imunizuar. Vendimtare është që trupi ynë të ketë krijuar mbrojtjen e duhur. Por këtë nuk mund ta masim mjaft saktë ende deri më tani.”
Ndryshe qëndron puna me vaksinën kundër tetanozit. Nëse nuk e dimë, nëse kemi mbrojtje të mjaftueshme, atëherë mund ta masim këtë me prova në laborator. Nëse numri i antitrupave qëndron mbi një vlerë të caktuar, atëherë personi është i imunizuar kundër virusit, nëse vlera është e ulët, mjeku mund të rekomandojë përsëritjen e vaksinës.
“Në lidhje me Coronën nuk e kemi arritur ende këtë stad. Ne nuk e dimë saktë, se çfarë duhet të masim, me qëllim që të përcaktojmë vërtet, nëse dikush është imunizuar apo jo. Antitrupat neutralizues luajnë me shumë gjasë një rol vendimtar, sepse “e lidhin” virusin, që të mos infektojë qeliza të tjera. Por se sa i lartë duhet të jetë numri i antitrupave është ende e paqartë”, shprehet eksperti Watzl.
Roli i qelizave limfocite T
Jo vetëm antitrupat kanë rëndësi në luftimin e një infektimi. Nëse virusi ka depërtuar trupin, antitrupat nuk mund ta arrijnë më, sepse nuk mbërrijnë dot në qeliza. Virusi shtohet. “Për të luftuar virusin, sistemi ynë imunitar ka qelizat limfocite T. Ato janë në gjendje të identifikojnë dhe eliminojnë qelizat e infektuara. Pra ne sakrifikojmë disa qeliza të infektuara të trupit tonë, që të mos lejojmë virusin që të shumohet”, shpjegon Carsten Watzl. Këto mund të maten të dyja, por praktikisht është e vështirë të identifikohet numri i qelizave T. Ky test është i vështirë, por i vlefshëm. “Vetëm antitrupat nuk të thonë patjetër diçka se sa i mbrojtur je. Mund të ndodhë që kam shumë pak antitrupa, e të infektohem me virusin, por përgjigja e qelizave T është aq e fortë, saqë nuk sëmurem rëndë.”

Ka teste të ndryshme që masin antitrupat kundër Coronës. Laboratorët normalisht kanë standard të qartë, që arrin nga një vlerë minimale tek ajo maksimale. Mjeku mund të dallojë, nëse vlerat janë në intervalin e lejuar, por tek Corona kjo nuk është përcaktuar saktë. Vetëm mund të thuhet me përafërsi. Vlerat e matura lëvizin nga më pak se një qind në disa mijëra antitrupa. “Nëse jam në çerekun e sipërm apo në gjysmën e sipërme, me gjasë kam një mbrojtje të mirë imunitare. Por vlerën e saktë për këtë nuk mund ta them.”
Po ashtu nuk është e qartë, se sa shpejt bie një nivel i antitrupave, dihet vetëm se me kohë ai bie. “Kjo bëhet me dy faza. Po të shohësh vlerat menjëherë pas vaksinimit, ke nivelin më të latë të antitrupave. Në muajt e parë pas vaksinimit, kjo vlerë bie shpejt. Po në një moment të caktuar e gjitha ndodh stabilizimi rreth një vlere të caktuar dhe ajo vazhdon të bjerë me ngadalë, këtë e njohim nga vaksinat e tjera dhe duket se është kështu edhe me vaksinën e Coronës”, thotë eksperti, por ende nuk është provuar personalisht nga ana shkencore.

Më shumë më mirë
Ka njerëz që janë vaksinuar dy herë, dhe nuk kanë ose kanë shumë pak antitrupa kundër virusit Corona. Këta persona nuk janë të mbrojtur nga virusi, me shumë gjasë, paralajmëron Watzl. Ka shumë faktorë që çojnë në një nivel të ulët të antitrupave. Mosha është një prej tyre, por edhe një sistem i dobësuar imunitar që nuk funksionon si tek të shëndetshmit dhe nuk mbrohet dot si duhet nga “sulmet” nga jashtë. Shpesh duhet dhënë një vaksinë e tretë, që trupi të fillojë të krijojë antitrupa. Konkluzioni i ekspertit, Carsten Watzl deri tani: Më shumë ndihmon më shumë.
Deutsche Welle

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al