Një burrë ka ndërruar jetë disa ditë më parë në spitalin e Gjirokastrës, pasi ishte vetëhelmuar me pesticide. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin D.M., nga Përmeti.
Ai ndërroi jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ishte vetëhelmuar me pesticide që përdoren në bujqësi.
Merko u dërgua në spital më 26 qershor, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve, ndërroi jetë më 8 Korrik, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.
Hetimet janë në vijimësi lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.