Ministria e Mbrojtjes ka dhënë raportin më fundit mbi zjarret në vendin tonë. Gjatë natës, në të gjithë vendin janë aktive 7 vatra zjarri. Deri mbrëmjen e së shtunës, ora 23:00, në Dukat situata ishte kritike, pasi era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, duke shtuar intensitetin e tyre. Rreth 200 trupa nga Forcat e Armatosura qenë në gatishmëri për të bërë të mundur izolimin e zjarrit. Ndërsa vijoi una për shuarjen përfundimtare të flakëve në Gjirin e Gramës.
Zjarri tek Maja e Rrunës, në Kukës: U u vu nën kontroll vatra në drejtimin nga Laku i Thive, por po monitorohet nga forcat operacionale. Mbeti aktiv zjarri sipër Tunelit të Kalimashit, ku situata u përkeqësua për shkak të erës.
Vazhdoi puna për të mos lënë përhapjen në territorin e njësisë administrative Surroj, pasi mund të kishte rrezik për stanet e fshatit.
Puna vijoi pandërprerë me vatrat në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon, të bashkisë Mirditë, ku ende kishte vatra aktive në një pjesë të zonave.
Në kontroll u vunë vatrat në fshatin Vermosh, në Malësi të Madhe, vatra në luginën e Valbonës në fshatin Klysyrë si dhe vatra në fshatin Gjorgos në Cakran të Fierit.
Zjarri i rënë në pyllin Shetaj afër Kepit të Rodonit në Durrës nuk paraqiste rrezik për zonat e banuara, por u mbajt nën monitorim.
3 vatra të tjera si ajo në fshatin Deshiran në bashkinë Belsh, zjarri në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por edhe zjarri i rënë në zonat e mbrojtura, Parku Kombëtar, Bredhi i Hotovës-Dangëlli u shuan.