• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërkoj ndjesë për Bregoviçin

08/08/2021
Kërkoj ndjesë për Bregoviçin

Nga Naser Aliu

Unë kërkoj ndjesë. Unë nuk gjeta asnjë mendim kundër shqiptarëve nga Bregoviçi! Ishte një reagim i imi emocional, i ndikuar, i padrejtë dhe i paarsyeshëm, që nuk mund të përligjet. Në vitin 1961 James Stoner thoshte se grupet marrin vendime radikale. Ne po kërkojmë vendim të tillë!

Nga fillimi i viteve 1970 në psikologji kjo bindje e turmës, ku rrëshqita edhe unë, njihet si “të menduarit grupor e Janis-it” (Irwing Janis, universiteti i Yales). Të menduarit grupor e shërbimeve sekrete ka ndikuar edhe në sulmin ndaj Irakut! Ata besonin se Iraku kishte armë bërthamore!

Pse po e urrejmë ne Goran Bregoviçin?

Ai thotë përafërsisht këtë në një intervistë: Unë e kam atin kroat katolik, nënën ortodokse serbe, bashkëshorten myslimane. Në cilën anë të rreshtohesha, kundër kujt të gjuaja, (me armë mendohet)? Kundër nënës, babait apo bashkëshortes? Prandaj mbetem asnjanës! Hulumtova dhjetëra gazeta mbrëmë dhe sot: shqiptare, serbe, boshnjake e kroate. Nuk gjeta asgjë, pos atij fakti, të cilin e përmenda dhe se ai ishte i pari në ish-Jugosllavi, që kishte kënduar në gjuhën shqipe një rock-këngë!

Ndoshta po e urrejmë pse këndon serbisht?! Nëse është kjo, atëherë duhet ta kemi të qartë se me gjuhën nuk kemi pasur probleme, por me shtetin e Serbisë. As me popullin e Serbisë jo, por vetëm me shtetin serb! Përafërsisht atë gjuhë e flasin edhe kroatët e malazezët! Gazeta shqiptare nuk citojnë asnjë burim që do të inkriminonte atë. Ky mendimi i imi mbetet derisa të mos sillen prova për qëndrim të tij antishqiptar!

Unë kërkoj ndjesë edhe një herë, u kërkoj ndjesë edhe miqve të mi që kishin mendim tjetër, si Edmond Shallvari, Fahri Musliu, etj. dhe ndiej keqardhje për insinuatat dhe akuzat e pabazuara ndaj tij! Sipas asaj që lexova, ai meriton respekt dhe mirënjohje, jo përbuzje dhe gozhdim publik!

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Duhet të ndryshojmë mentalitet, të vrasim ndeshjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Sassuolo i mori pikë, Amorim: Duhet të ndryshojmë mentalitet, të vrasim ndeshjen (VIDEO)

12/10/2026
Duhet të ndryshojmë mentalitet, të vrasim ndeshjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Duhet të ndryshojmë mentalitet, të vrasim ndeshjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al