Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje. Një makinë tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje e për pasojë ka devijuar nga rruga. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 6 persona. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.