Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një tjetër rast të abuzimit seksual me të mitur. Përmes një njoftimi të shkurtër për mediat, policia tregon për arrestimin e një personi pa dhënë më tepër detaje për ngjarjen dhe identitetin e tij të plotë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.