• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Media franceze për Shqipërinë: Deti është si në Maldive (VIDEO)

18/08/2021
Media franceze për Shqipërinë: Deti është si në Maldive (VIDEO)

Media franceze France 2 i ka kushtuar së fundmi një reportazh Shqipërisë turistike, ku e krahason jugun e vendit me një Tajlandë të vogël.

Shqipëria: Në zbulim të Tajlandës së vogël.

Kështu titullohet reportazhi.

“Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por po tërheq çdo vit e më shumë turistë.

Nga ujërat e kristalta tek vendet historike, kjo republikë ballkanike ka shumë për të të joshur. Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj.

Në horizont, ka kështjella. Në bregdet, ka një panoramë të gjelbër dhe blu. “Uji dhe deti janë fantastikë”, thotë një turiste. Ngjyra e detit është si në Maldive. Një tjetër turist thotë se deti është shumë i qartë. “Është si parajsë”.

Edhe çmimet janë shumë të favorshme. Mirë se vini në Shqipëri, një destinacion shumë i arritshëm në Evropë”, thuhet në reportazh.

“Në jug të vendit të mbiquajtur “Tajlanda e vogël” nga vendasit, Ksamili është një plazh është shumë popullor me turistët e huaj. Një familje franceze ka zgjedhur të qëndrojë në një vilë me pishinë dhe pamje nga deti Jon.

Ata po qëndrojnë në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë në kulmin e sezonit.

Turistët shprehen se ndryshe nga sa është krijuar imazhi, ata kanë një mendim shumë të mirë për Shqipërinë dhe nuk kanë hasur asnjëherë asnjë problem.

Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019 Në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i numrit të 15 viteve më parë. Për t’i akomoduar ata, hotelet po shtohen në Rivierë, me dhoma që kushtojnë 50 euro për natë.

Turistët mund të “arratisen” nga plazhet për të zbuluar thesare të tjera të vendit si një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO -s.

E mbyllur gjatë dekadave të diktaturës komuniste, Shqipëria po hap turizmin vitet e fundit sepse ky vend ballkanik ka disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare”, përfundon reportazhi.

Related Posts

Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025
Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)
Kryesore

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti

Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti

14/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al