• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata nga zjarret në vend/ Disa vatra aktive në veri, vijon djegia dhe në Himarë, terreni i vështirë

21/08/2021
Vatra zjarri aktive në Finiq e Konispol

Ministria e Mbrojtjes informon për situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht veriu është më i prekur. Ndërkohë zjarri vijon dhe në Himarë, por nuk ka pasur zhvillim, ndërsa ndërhyrja është e pamundur.

Qarku Lezhë

Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit në drejtim të fshatit Xhuxh është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik për banesat. Po monitorohet nga forcat në terren nga autoritetet lokale.
Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Po vijon puna për normalizimin e situatës nga FA, autoritetet lokale dhe vullnetare.
Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të ulët dhe djegie sipërfaqësore në malin Munellë. Vatra po monitorohet nga autoritetet lokale.
Qarku Shkodër

Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë – Vatra e zjarrit vazhdon aktive. Në terren janë angazhuar FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësit e shërbimit pyjor.
Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit vazhdon me intensitet të ulët dhe i gjithë perimetri i tij është nën kontroll. Në terren janë angazhuar autoritetet lokale per mbajtjen nën kontroll të vatrës dhe shuarjen e saj.
Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga forca të pushtetit vendor.
Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Qafë-Mali, fshati Srriqe – zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojne Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.
Qarku Kukës

Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështireson ndërhyrjen nga toka, megjithatë FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e pushtetit vendor janë duke punuar për izolimin e flakeve.
Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morinë, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, zjarri është nën kontroll dhe po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.
Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan, zjarri në fshatin Mamel, njësia administrative Gracen, mbi tunelin e Qafë Krrabës është shuar.
Qarku Dibër

Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Zjarri është izoluar dhe po digjen trungje e lëndë drusore me intensitet të ulët brenda vatrës së zjarrit. Po mbahen nën monitorim vatrat e zjarrit në Kaçni dhe Qafë Murrë nga punonjesit e njësisë administrative Selishtë.
Qarku Vlorë.

Bashkia Himarë – Vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Vishnjës”, vazhdon të jetë aktive. Zjarri nuk ka patur zhvillim të mëtejshëm, por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al