• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DW: Si po përhapet me shpejtësi varianti “Delta” në Shqipëri

23/08/2021
DW: Si po përhapet me shpejtësi varianti “Delta” në Shqipëri

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri total i infektimeve të reja me virusin Corona javën që kaloi,(16-22 gusht 2021) arriti në në Shqipëri, në mbi 3 mijë vetë dhe ai i viktimave në 12. Që nga fillimi i muajit gusht rezultojnë të jenë gjithsej 5 667 raste dhe 20 viktima.Të shtunën (21.08) numri i rasteve të reja arriti shifrën më të lartë që nga fundimaji i këtij viti. Në spitalin infektiv anti-Covid, në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza”nga një numër i pakët pacientësh në fundmajin e këtij viti janë të shtruar 73 pacientë, kurimi i të cilëve kërkon të rikthehen shërbimet e specializuara.

Rastet e reja të infektuara nga virusi Corona janë të përhapura pothuajse në të gjthë vendin duke prekur 43 bashki nga 61 që ka në total Shqipëria. Tirana vazhdon të kryesojë me 217 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 98, Vlora me 51 dhe Durrësi me 38.

Maska dhe distancimi social nuk respektohen në Shqipëri

Shkak për një grafik të tillë në në rritje të rasteve të reja dhe i viktimave pas disa muajsh pa asnjë humbje jete, sipas autoriteteve shëndetësore, është qarkullimi i shpeshtë i variantit Deta, të virusit Corona, që ka hyrë në Shqipëri që në fillim të kësaj vere, në qershor. Masat mbrojtëse si vendosja e maskës në mjedise të mbyllura dhe distancimi social pothuajse nuk respektohen fare dhe ende autoritetet nuk po reagojnë për të rikthyer masat shtënguese. Apeli i autoriteteve shqiptare ndaj qytetarëve aktualisht është i fokusuar në kryerjen e vaksinave anti-Covid deri në fund të këtij muaji, që është shpallur “muaj i hapur” për vaksinimet mbi moshën 18 vjeꞔ.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Shqipëri janë përdorur 1,3 milionë doza të vaksinave anti-Covid, ku rreth 35 përqind e tyre u përket vaksinimit të qytetarëve mbi 18 vjeꞔ me dozën e parë. Masat shtrënguese anti Covid-19 u lehtësuan nga autoritetet në fundqershorin e këtij viti kur në spitalin Infektiv të Qëndrës Universitare,”Nënë Tereza” në Tiranë, që ishte në frontin e parë të përballjes së epidemisë, pati vetëm disa pacientë të shtruar, të infektuar me virusin corona. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për anë 5129 pacientë aktivë me virusin Corona në të gjithë vendin./ DW

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ed Sheeran kujtoi momentin kur mësoi për diagnozën e kancerit të gruas së tij: Ishte dita më e keqe e jetës sime

Ed Sheeran kujtoi momentin kur mësoi për diagnozën e kancerit të gruas së tij: Ishte dita më e keqe e jetës sime

13/03/2026
Lufta në Iran/ Regi Lushkja, një opsion për kampionët e Egnatias

Lufta në Iran/ Regi Lushkja, një opsion për kampionët e Egnatias

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al