Në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një zjarr i qëllimshëm ka rrezikuar 20 banesa.
Pas disa orësh flakët u lokalizuan dhe vatra po monitorohet në vazhdimësi.
Shefi i Zjarrfikëseve Kujtim Bizhga i bëri thirrje policisë të marri masa dhe të ndëshkojë fajtorët pasi gjithçka duket e qëllimshme. Nuk dihen ende dëmet në këtë zonë.