Ka shkuar në pesë numri viktimave nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Mësohet se një nga të plagosurit rëndë i cili ndodhej në furgon ka ndërruar jetë. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Proda. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe bënte linjën Tiranë-Sarandë prej disa vitesh. Furgoni që ai drejtonte u përplas me një automjet tip “Land Rover”, që drejtohej nga nje grua me inicialet R.Ç.
Njoftimi i Policisë.
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









