• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Radari kap fuoristradën me shpejtësi në Bypass-in e Fierit, i riu i jep gaz kur sheh policët, ndalohet në Vlorë (VIDEO)

27/08/2021
Radari kap fuoristradën me shpejtësi në Bypass-in e Fierit, i riu i jep gaz kur sheh policët, ndalohet në Vlorë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrugët e vendit edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar e gjobitur shumë drejtues mjetesh. Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion, mos u bëni statistikë!

Pavarësisht se në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, ka përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë që ka arritur deri në 191 km/h në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, me alkoolin në timon, deri në masën 1.22 mg/l, me përdorimin e celularit në timon dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

22-vjeçari F. M., nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia Rrugore e Fierit, me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar nga radari i Policisë Rrugore të Vlorës me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar nga shërbimet policore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

👉Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1760 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

👉Nga Njësia Operacionale për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Është vënë në pranga shtetasi A. P., 19 vjeç, pasi për të shmangur masën administrative, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Policia e Shtetit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Jergucat-Muzinë dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me korrektësi të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, por njëkohësisht thekson se duhet reflektim dhe përgjegjshmëri nga të gjithë për të mbrojtur jetën kur jemi në rrugë dhe jo vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla.

Përgjatë fundjavës do të intensifikohen akoma më shumë kontrollet, nisur edhe nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike ka akoma fluks të shtuar. Gjithashtu ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Related Posts

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari
Kryesore

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

04/08/2026
Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat
Kryesore

Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

03/08/2026
Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme
Kryesore

Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme

03/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Toka po bëhet më e errët, shkencëtarët japin alarmin: Ngrohja globale po përshpejton ndryshimin e planetit

Toka po bëhet më e errët, shkencëtarët japin alarmin: Ngrohja globale po përshpejton ndryshimin e planetit

04/08/2026
“Kapiteni legjendar”, mijëra tifozë dhe personalitete të shumtë të botës së futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresi-t

“Kapiteni legjendar”, mijëra tifozë dhe personalitete të shumtë të botës së futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresi-t

04/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al