Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në zonën e “Lungomares”.
Mesohet se një makinë përplasi motorin duke plagosur drejtuesin, i cili është dërguar në spital për ndihmë.
Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet duke nisur nga marrja në pyetje e shoferit të makinës.









