Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis po mendon të bëjë disa ndryshime në qeveri. Ky plan i kreut të qeverisë greke, pritët të vendoset në zbatim para vizitës së tij në Selanik, për hapjen e Panairit Kombëtar. Në thelb, këto lëvizje nënkuptojnë një rifillim të ri pune, pas zjarreve katastrofike që përshkruan pjesën më të madhe të vendit. Mediat greke shkruajnë se disa ministra konsiderohen si të paprekshëm nga Mitsotakis, e ato janë: Nikos Dendias, Costas Karamanlis, Costas Skrekas, Kostis Hatzidakis dhe Spilios Libanos.