Një vajzë 15 vjeçe rezulton e zhdukur prej ditës së djeshme në qytetin e Vlorës. Prindrit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj, pasi kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd. Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës. Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Kush ka info të njoftoj policinë.Kush ka mundësi ta shpërndajë. Sipas familjarëve është parë për herë të fundit në kryeqytet…e më pas nuk dihet rreth vendodhjes së saj…









