• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas skandali në Greqi/ Në zonën me 6 mijë banorë raportohen të vaksinuar 40 mijë persona

07/09/2021
Plas skandali në Greqi/ Në zonën me 6 mijë banorë raportohen të vaksinuar 40 mijë persona

Një skandal që mund të trondisë jo pak sistemin shëndetësor grek, ka ndodhur në qendrën mjekësore të komunës Palama në Kardhicë të Greqisë. Prokuroria e Kardhicës hapi një hetim urgjent, pas denoncimeve se një punonjëse e kësaj qendre mjekësore, kishte lëshuar mbi 480 vërtetime vaksinimi kundër Covid 19, pa iu injektuar doza e vaksinës. Skandali duket se ka përfshirë edhe drejtues të sektorit të shëndetësisë, ndërsa pas ndërhyrjes së prokurorisë së Kardhicës, u zbulua se në këtë qendër janë kryer 40.000 vaksinime, ndërkohë që banorët janë vetëm 6000.

Askush nuk mund të thotë me saktësi ç’ka ndodhur, por burime qeveritare shprehën shqetësimin se ndoshta kemi të bëjmë me një skandal me përmasa të mëdha. Menjëherë është dërguar në zonë një grup kontrolli, ndërkohë që me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Thanos Plevris është pezulluar i gjithë stafi i kësaj qendre mjekësore. Shumica e vërtetimeve të rreme të vaksinimeve duket se u është dhënë qytetarëve nga Greqia Veriore dhe kryesisht nga vendi i origjinës së infermieres në periudhën kohore para muajit gusht. Përveç vaksinimeve të rreme po hetohet edhe për dhënien e vërtetimeve false të testeve laboratorike PCR.

Në ditët në vijim, pritet të fillojnë procedimet penale pasi të zbulohen edhe të dhënat bankare të infermieres në fjale, ndërkohë që po hetohet edhe për implikimin e personave të tjerë nga stafi i qendrës shëndetësore. Madje nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave penale edhe ndaj atyre që janë vaksinuar. Skandali në fjalë u zbulua kur në fund të ditës së vaksinimit në qendrën shëndetësore të Palamas Karditsa, u gjetën dy vaksina të tepërta. Kështu, hetimi çoi në zbulimin e certifikatave të personave të vaksinuar, në të cilat u zbulua se nuk kishte vulë dhe nënshkrim të mjekut, siç përcaktohej në rregullore.

Siç ka deklaruar Anna Mastorakou, nënkryetare e Shoqatës Mjekësore Panhelenike, ka një presion të madh ndaj mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë për certifikatat e rreme të vaksinimit, por edhe testet e rreme pozitive për të shmangur vaksinimin, madje presioni shtohet pasi ka persona që jo vetëm për arsye ideologjike, por edhe arsye të tjera premtojnë nga 100-200 euro për një certifikatë të rreme. Ndërkohë, Ministri i ri i Shëndetësisë ka njoftuar mëngjesin e së hënës një ligj te ri, më të rreptë që do të përfshijë veprën penale të vaksinimeve të rreme./ TCh

Related Posts

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al