Edhe pse mandatin e deputetit e mori në qarkun Tiranë me rreth 800 vota në listën e PD-së, Vangjel Dule duket se dha shenjën e parë që s’do të jetë në opozitën e Lulzim Bashës. Në provën e parë sot në Kuvend, kreu i PBDNJ votoi për zgjedhjen e të propozurës nga PS për kryetare Parlamenti, Lindita Nikolla. Dule veproi kështu ndryshe nga deputetët e tjerë të PD-së, që e grisën në grup fletën e votimit pa shkuar fare te kutia e fshehtë. Nuk dihet se si ka votuar Dule, pro apo kundër Lindita Nikollës, por ajo që bën më shumë përshtypje në këtë rast është thyerje e vendimit të Lulzim Bashës për të grisur fletët e votimit. ©argjiroja.net









