• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërtoi pa leje, arrestohet biznesmeni në Sarandë. Ja çfarë iu gjet në banesë

12/09/2021
Zbulohet skema e 14 vjedhjeve gjatë verës në Ksamil dhe Sarandë

Është vendosur në pranga një 49-vjeçar i shpallur në kërkim, për “Ndërtim të Paligjshëm”.
Ky i fundit, së bashku me katër të tjerë, dyshohet se kanë ndërtuar në zonën e mbrojtur e quajtur “Kurora e Qytetit” në Sarandë. Në pranga ka rënë biznesmeni Aleksandër Rica. Ky i fundit njihet si biznesmen i njohur në Sarandë. Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur edhe municion luftarak.
Kujtojmë se gjatë ditës, janë arrestuar në flagrancë katër punëtorët Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakastër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas (punëtorë) janë kontraktuar nga shtetasi Aleksander Rica, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.
Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”. BalkanËeb mëson se Rica, pronar i një club-i të njohur në Sarandë, është dënuar në 2016 për “punësim i paligjshëm” me 400.000 lekë gjobë, ndërsa në 2017-ën për “fshehje te te ardhurave” me 2 muaj burg

Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.

Vihet në pranga 49-vjeçari i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Më herët u vunë në pranga nga Policia 4 shtetasit, e kontraktuar nga 49-vjeçari, për ndërtimin pa leje të një objekti, në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë.

Evidentohet dhe 2 objekte të tjera të ndërtuara pa leje, po në atë zonë, nga ky shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,
bazuar në informacionet e marra, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë konstatuar dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara pa leje, në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor, Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se ka kontraktuar 4 puntorë (të vënë në pranga nga Policia më herët), për ndërtimin e një objekti (vilë), po ashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara po në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aleksandër Rica, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për mosverifikimin e ndërtimeve dhe pronave, në proçes legalizimi, të këtij shtetasi, në një zonë të mbrojtur, të qytetit të Sarandës.

Materialet shtesë në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në misionin e saj me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 📲 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast abuzimi apo shkelje të ligjit.

Related Posts

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin

08/08/2026
Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë
Kryesore

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

08/08/2026
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Kryesore

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
Kryesore

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

07/08/2026
Situatë e pazakontë në Kakavijë, gra e fëmijë presin në diell për ta kaluar kufirin, radhë kilometrike (VIDEO)
Kryesore

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

08/08/2026
Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al