• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet baza e kanabisit në Sarandë, 4 të arrestuar (Emrat)

15/09/2021
Zbulohet baza e kanabisit në Sarandë, 4 të arrestuar (Emrat)

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se të arrestuarit janë, Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, Ermir Indrisllari, 30 vjeç dhe Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Ndërkaq në kuadër të operacionit të koduar “Five”, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.A. 30 vjeç në fshatin Vrinë, Sarandë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë. Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al