Një kompani e përpunimit të bulmetit në Dropull është vjedhur gjatë natës. Policia e Gjirokastrës njofton se nga zyra e financës janë marrë një shumë parash pa thyerje të jashtme të ambienteve.
Njoftimi
Në orën 07:00, të datës 15.09.2021, administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashme. Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.









