Në mbledhjen e fundit më datë 17 shtator, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, miratoi edhe “Projektvendim për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Gjirokastër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë”. Sipas vendimit, anëtari më i ri i Këshillit Bashkiak është Shkëlqim Guçe. Ai zëvendëson mandatin e lënë nga Maksim Hoxha, i cili e dorëzoi atë pasi mori detyrën e drejtorit rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Pritet gjithashtu edhe plotësimi i vakancës në Këshillin e Qarkut Gjirokastër, ku Maksim Hoxha ishte gjithashtu një prej anëtarëve. Më poshtë vendimi i KQZ për Shkëlqim Guçen. ©argjiroja.net