Rreth një muaj më parë Bashkia Libohovë kishte hapur tenderin për rikonstruksionin e qendrës së fshatit Sheper.
Por më pas procedura është anuluar pasi asnjë prej firmave të paraqitura në garë nuk plotësonin kriteret e vendosura për realizimin e punimeve.
Fondi i vënë në dispozicion për këtë punim ishte rreth 16.6 milionë lekë të vjetra pa Tvsh.
Pritet që tenderi të rihidhet sërish në ditët në vijim.
/Libohova Online/