• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullatës kanë antitrupa ndaj Covid

20/09/2021
Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullatës kanë antitrupa ndaj Covid

Epidemiologu Alban Ylli ka dhënë detaje mbi studimin e Akademisë së Shkencave për ecurinë e Covid-19. Ylli tha se 73% e popullatës ka rezultuar me antitrupa mbi një nivel të caktuar. Epidemiologu thekson se në Shqipëri ka me mijëra deri në 1 milion njerëz që janë të prekshëm dhe të rrezikuar nga virusi.

“Koncepti i imunitetit është më i gjerë sesa thjeshtë prania e antitrupave. 73% e popullatës kanë antitrupa mbi një nivel të caktuar. Janë të ekspozuar, duhet të jenë infektuar ose janë vaksinuar. Por kjo nuk do të thotë që persona të tjerë jashtë këtij 73% nuk kanë antitrupave. Jemi të sigurt që në popullatën urbane të Shqipërisë jemi te 70%. Nëse do përfshinin fëmijët dhe fshatrat mund të binte pak. Në Shqipëri ka ende deri në 1 milion njerëz që janë të prekshëm,” u shpreh ai.

Ylli shpjegoi se këtë herë për të realizuar studimin është marrë një kampion më i mirë, më i madh se dhjetorin e kaluar dhe për herë të parë është dalë jashtë Tiranës. Epidemiologu thotë se u zbulua se kryeqyteti nuk udhëheq më infeksionet ashtu sikurse tregonin studimet e mëparshme.

“Bëhet fjalë për një kampion të mirë, më i madh se dhjetori, kemi dala është Tiranës, kemi shkuar edhe në Berat për të provuar a jemi aty që deri në fund të dhjetorit thonim që Tirana udhëheq infeksionin. Tani duket se Tirana nuk është më lider është aty-aty me popullatën tjetër urbane.

Janë rastësisht të zgjedhur në listat e mjekëve të familjes, një në 100. Studime të kësaj natyre hedhin dritë, sjellin informacion dhe në njëfarë mënyre sa të ekspozuar kemi qenë ndaj virusit. Personat që kanë antitrupa kanë një risk shumë më të ulët se personat që nuk e kanë kaluar. Kjo është e bazuar në të gjithë teorinë e imunizimit. Por Delta solli shumë ndryshime.

Sa herë që janë pyetur ekspertë ju kanë sjellë shifra lidhur me aftësinë që ka vaksina në Shqipëri për të ulur riskun për tu infektuar dhe shtruar. Për të vdekur jemi akoma shumë pak. Në Shqipëri edhe studimi ynë sjell një kontribut të vogël. Ky studim shërben për të parë në këndvështrime të ndryshme. Katër vaksinat në Shqipëri japin një mbrojtje të mirë,” u shpreh ai.

Related Posts

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026
Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë
Kryesore

Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al