Lufta e Gribës e shtatorit të vitit 1914 kur çetat e krahinës së Lopësit në Tepelenë thyen trupat andarte greke do të përkujtohet tashmë me një memorial të ri. Janë banorë të zonës, por jo vetëm, ata që kanë mbështetur iniciativën e një djali të krahines, Ilir Dedajt, për t’i dhënë kësaj beteje një përkujtim të denjë. Në ceremoninë e organizuar me ketë rast veç banorëve të zonës morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme patriotike, por munguan plotësisht politikanët e të gjitha krahëve. Lufta e Gribës shënoi pikën e kthesës në vitin 1914 kur çetat shqiptare nisen të çlirojnë të gjitha territoret e pushtuara nga andartet greke në jug dhe juglindje të Shqipërisë./ TCH









