Edhe pse SHBA e ka shpallur “non grata” për korrupsion domethënës dhe minues të demokracisë, ka militantë që Sali Berishën e konsiderojnë burrë të ndershëm, që s’ka keqpërdorur fondet publike. Gjatë “Foltores” në Vlorë, një grua e moshuar teksa mori fjalën tha:
“Ne të njohim për burrë të ndershëm, jo të korruptuar. Sa flasin në televizor se fëmijët e tu janë të pasur. Këtu janë pasuruar gjithë fshatarët, i keni parë me vila dhe me parcela”, tha gruaja duke relativizuar akuzat që i bëhen fëmijëve të Berishës.
Më tej ajo u shpreh se sikur Edi Rama t’i falte gjysmën e Vlorës nuk do të bëhej kurrë socialiste sepse ishte demokrate. Për Lulzim Bashën, militantja e Berishës kishte një porosi.
“Tani duam të dimë që këtë parti do ta ndani më dysh apo do ta bëni njësh. Vuri një Zot partisë dhe Lul Bashën cojë andëj nga erdhi të ujisë lulet e Hollandës, aty e ka vendin. Nëse partia nuk bashkohet, ne nuk fitojmë kurrë”, u shpreh ajo.©argjiroja.net