• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“S’jemi engjëj, as të përkryer. Na respektoni sa jemi gjallë…”, mesazhi i veçantë i zëdhënësit të Policisë së Shtetit

01/10/2021
“S’jemi engjëj, as të përkryer. Na respektoni sa jemi gjallë…”, mesazhi i veçantë i zëdhënësit të Policisë së Shtetit

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai, ka përcjellë një mesazh të gjatë në rrjetet sociale pas vrajses së nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha në krye të detyrës. Ai shkruan se nuk janë engjëj, por që punojnë fortë dhe që kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për punën që bëjnë.

Shkruan Genti Mullai:

Na mbështesni dhe bashkëpunoni me ne, na respektoni dhe na vlerësoni sa jemi gjallë, se për sigurinë e jetës punojmë e sakrifikojmë.

Mbase s’jemi engjëj, as të përkryer, por punojmë shumë, shumë, në kushte jo të favorshme, me orar të tejzgjatur, të papajisur me logjistikën e nevojshme, punojmë në diell e në shi, në të ftohtë e në të nxehtë, në stuhi e në rrebesh, në stres e në pamundësi, punojmë për një qëllim, për të mirën e përbashkët.

Na kritikoni e na qortoni, mos u dakordësoni me ato që s’bëjmë mirë, denonconi ata që abuzojnë me të drejtat tuaja dhe me atributet e uniformës dhe detyrës, por ama mos iu kundërvini policit, për të nxjerrë inatet personale, për një gjobë, për një fjalë, për hatër të dikujt apo për të suportuar mikun e shokun.

Polici është njëri prej jush, pjesë e juaja, punon e jeton në të njëjtin realitet shoqëror me ju, por për çudi, nëse ai bën një gabim sado minimal të gjithë sytë janë janë mbi të dhe vërehet një kënaqësi e madhe për ta denigruar. Kënaqeni kur shikoni homologët tanë që kërcejnë në mes të rrugës me qytetarët, bëjnë foto apo luajnë me ta, ama po t’i bëjë një polic shqiptar këto, bëhet nami, shpërthen rrjeti kundra veprimit të tij.

Keq kur bën punën, keq kur bën sikur bën punën, keq kur reagon e keq kur nuk reagon, keq edhe kur gabojnë të tjerët, prapë fajin e ka Policia, për çdo gjë fajin e ka Policia. Por kur policit i marrin jetën plumbat e keqbërësve, çuditërisht të tërë janë me Policinë, ndoshta prej faktit se kur ikën një njëri e do zakoni të shkruash e të flasësh mirë për të.

Mos na denigroni, se kur keni hall dera e parë dhe e fundit që trokisni është dera e Policisë, por përsëri aty brenda asaj dere, ata “të këqinjtë” ju vijnë në ndihmë, ju shërbejnë dhe më pas çuditërisht i falënderoni edhe publikisht.

Ylli ynë, Saimir, Dëshmori i Policisë, u prehsh në paqe.

Shpirti yt dhe i 224 dëshmorëve të tjerë të Policisë ndriçoftë në altarin e ndërgjegjes së gjithësecilit, për më shumë mirësi, humanizëm, bashkëpunim e respekt, vlera këto që detyrojnë rrjedhën e lumit të lëvizë në drejtimin e duhur.

Misioni ynë është fisnik, i pakrahasueshëm dhe i patjetërsueshëm, sepse përmban brenda sublimen, mbrojtjen e jetës me jetë.

Uroj me zemër që në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë të mos shtohen më yje, por të shtohen vlerat bashkëpunuese në memorialin e ndërgjegjes së gjithësecilit.

Ngushullime të sinqerta familjes së mikut, shokut, kolegut e dëshmorit tonë të radhës, Saimir Hoxha.

Apel për të gjithë kolegët, për më shumë përkushtim dhe forcë ndaj krimit dhe për një shërbim sa më cilësor për qytetarët, se vetëm kështu do mundim të zbresim nga mentaliteti i vjetëruar i kohës, kritikën e pamerituar, dhe do të ndërtojmë një memorial, ku bashkarisht me qytetarët do ndërtojmë urat e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, për të shkruar në këtë memorial rezultate e suksese dhe jo për të shtuar yllin e radhës.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al